Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot do të realizoj takime të ndara me partitë politike në të cilat do të bisedohet për situatën aktuale politike.
Takimi me kryetarin e BESËS do të mbahet në orën 12:00, me përfaqësues të “Aleancës për Shqiptarët” në orën 13:00, me kryetarin e BDI-së në orën 14:30, me kryetarin e LSDM-së, në orën 16:00.
Takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Ivanov do të ketë në orën 17:30.
Në takim është ftuar edhe lideri i PDSH-së, mirëpo ai nuk është përgjigjur ftesës.
Konsultimet me partitë parlamentare pasojnë pas takimit të djeshëm të Ivanovit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski. /SHENJA/