Profesori Univerzitar Mersim Maksuti është decid se Presidenti i shtetit e ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë që në start. Në RM-së mandati i jepet kualicionit të partive që ka shumicën, ai nuk bëri konsultime që në start, këtë hap ai e ka të vonuar, këtë duhet te bënte në 10-të ditët e para. Baza e problemit është këtu: Presidenti e shkeli Kushteutën atëher (partitë heshtën, nuk reguan në kohë) të shkojnë në këtë princip: mandatari e konsumojë të drejtën për të bërë qeverin (Gruevski) ndaj tash i takon ti jepet Zaveit. Kjo është rregulla dhe shtylla e demokracisë që duhet ta ndjekin institucionet.
“Kandidati i cili siguron shumicën bën qeverin, e tash këtu është çështja e veprimit juridik. Nuk ka nevoje për konsulta. Presidentit i duhet të veprojë. Presdineti nuk mund ta bllokojë formimin e qeversië, edhe pse ai e jep mandatin. Nëse parlamenti formon shumicën asgjë nuk mund ta bllokojë parlamentin” , përfundon Maksuti gjatë emsionit debativ qe transmetohet live në Tv21, përcjell Almakos.
Talat Xhaferi nga rradhët e BDI-së mendon se nëse i referohemi interpretimit të Kushtetutës, ajo është e ngurt në këtë drejtim ku nuk është paraparë nëse njëri subjekt nuk arrin të bëj mandatin ti jepet palës tjeter. Por Kushteuta thot që gjithçka që nuk është e ndaluar me kushtetutë mund të llogaritet e lejuar, ta ngërthejmë me një marrëveshje politike, të dalim nga kriza, e ti jepet mandati atij që ka përmbush normat, me këtë njëkohësisht e lëmë kështu interpretimin e lirë të Kushtetutës. E gjithë kjo tash mund të merret si rregull e pashkruar, praktike politike.
Xhaferi sqaron se praktika Kushtetuese e Kosovës dallon nga ajo e Maqedonisë. Atje për këto llojë dilemash i referohet Gjygjit Kushtetues, këtu Kushtetuta jonë nuk e parasheh ti referohemi asaj për interpretim juridik, ndaj ështe humbje kohe konsulta që mendon ta bën Ivanov.
Ramadan Ramadani niset nga përvoja e tij parlamentare ku mbështet Prof. Maksutin rreth definimit sa i përket mandatait, neni 90 i Kushtetutës është i qartë por fatkeqësia jonë është se kemi President që është i kontestuar dhe i kapur pas partis VMRO. Ai po ta kishte lexuar paragrafin 1, i kishte 10 ditë në dispozicion t’i shfrytëzoj këto konsultime. Meqë Presdinets se përfilli nenin 90 atëherë parafrytyrimi i parë ta jepë ndjesinë se s’kemi shtet juridik. Ketu tash i takon mandatarit të dytë të siguroj deputetët e të bëj qeverin. Mirëpo VMRO lëshon zëra se nuk guxon parti tjetër të bëj qeverinë, do të ndaloj procesin e formimit te qeverisë. Apsurditet, shprehet Ramadani.
“Neni 90, paragrafi 1, thuhet saktë se mandatarit i jepet pas 10 ditëve nga data e zgjedhjeve, por Presidenti Ivanov i cili është i kontenstuar, dhe jemi mësuar më me gafat e tij, ia jep mandatin Gruevskit në ditën e 9-të, kështu ai e shkeli Kushtetutën”, theksoi Ramadani.
Albert Musliu deklaron se Parlamenti e bën Qeverin e nuk e zjgedh Presdenti. Ne deputët i kemi por s’kemi procedurë të formuar. Rikujtojmë ai bëri gafë dhe abolacionin në mënyrë të pa interpretuar mirë me Kushtetutë. Ky është i njejti Kryetar që tash po e bën gabimin e njejtë me mandatin, i cili asnjëher nuk ka pasur qëndrim por ka përcjell rregulla të partisë që e ka deleguar. Qeverin e zgjedhin deputetët, por është pjesë e procedurës që Presidenti të thirrë mandatarin. Janë krijur kot nebulozitete. Sipas meje qeveria do të formohet nëse ka shumicë nga partia që zotohet reth kësaj, nëse Ivanov tregon tendeca obstruksioni në këtë aspekt ai le të mbart përgjegjësi ligjore, thekson Musliu.
Ylber Sela mendon se është krijuar kot situat dramatike. Mbështes Profesorët në pikën e interpretimit, Ivanovi u kuptua ç’far qëndrime ka, ai e di fort mirë Kushtetutën është profesor dhe ka njohuri rreth praktikës. Kushtetuta nuk ka kufzime mandej ka interpertime të ndryshme. Partitë maqedone e kanë parasysh dhe deklaratën e përbashkët shqiptare, Gruevski se pranoi atëher nuk e kuptojmë ç’pret Zaev. Eshtë ja dhe një rast i mirë të bëjmë ndryshime Kushtetuese, këtë mund ta kuptojmë dhe me përvojën që po na jep paqartësi Kushtetuta, përfundon Sela gjatë debatit në #Click Plus në Tv 21./Almakos