Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk i është bindur sugjerimeve të ambasadorëve perëndimorë në Shkup që të mos bëjë koalixion me VMRO-DPMNE-në,njoftojnë burime diplomatike, transmeton Gazeta Lajm.
Diplomatët në Shkup e kanë paralajmëruar kryetarin e BDI-së që të mos futet në avanturë të re me VMRO-DPMNE-në, sepse përveç legjitimitetit minimal me mandate deputetësh, ai koalicion nuk ka legjitimitetin real të votuesve, prandaj do të mund të shkaktonte destabilizim të vendit. Ky argument i diplomatëve perëndimor nuk ka bindur Ahmetin, i cili jo vetëm që nuk i ka dëgjuar, por ka vazhduar pa ndërpre negociatat me Gruevskin, me të cilin burimet tona thonë se ka arritur marrëveshje të shtunën në ora 21 dhe për këtë marrëveshje madje ka informuar Tiranën, duke shkaktuar reagime të parakohshme dhe qesharake prej atje. Deribsa është bë gati që për koalicionin me Gruevskin ta informojë edhe Prishtinën, në zyrën e BDI-së në Reçicë të Vogël janë paraqitur diplomatë direkt nga Brukseli dhe Uashingtoni, të cilët kanë arritur ta detyrojnë Ahmetin që të bëhet pishman në moment të fundit. Edhe pse është tërhequr nga koalicionimi me VMRO DPMNE-në, Ahmeti nuk ka pranuar sugjerimet që të bëjë koalicion me LSDM-në, duke lënë me gojë të hapur Uashingtonin dhe Brukselin se si një lider aq shumë i deklaruar si properëndimor është i gatshëm të refuzojë me këmbëngulje rekomandimet e tyre kur është në pyetje koalicioniimi me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në.