Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nesër do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.
“Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit.
Ivanov në takimin e sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Presidenti i Maqedonisë dje pati takim me Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ku ishte biseduar për situatën politike aktuale në vend dhe për qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje.
Data 17.08.2025
Aktuale
- “Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhje”- Familja Cani: Djali ynë dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale, por prej mungesës së sigurisë!
- “Është paguar fatura e qirasë për muajin gusht”- Mbyllja e sinjalit të News24 dhe pengimi i gazetarëve të ushtrojnë detyrën, Endri Xhafo: Argumentet se ‘ju ka mbaruar kontrata’ nuk vlejnë nga ana ligjore
- Bujar Osmani paralajmëron mekanizma për efikasitet “Çair 48” dhe tabelë publike
- Taravari: Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më keq se me Qeverinë VMRO–VLEN
- VLEN: Bujar Osmani për 20 vite karrierë, zero projekte për Çairin
- Imazhe që frymëzojnë: Magjia e rendit dhe simetrisë për perfectionistët
- Zjarret në vend/ Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: 34 vatra, 5 ende aktive. Ja zonat më problematike
- Shkodër/ Mijëra bimë kanabis të asgjësuara, 2 të arrestuar dhe 3 kryetarë fshatrash nën hetim për shpërdorim detyre