Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, ka takuar sot ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Polonisë. Siç njoftojnë nga LSDM, në këtë takim është konstatuar se Maqedonisë i duhet një Qeveri stabile e cila do t’ju qaset sa më shpejtë reformave të nevojshme dhe rrugës euroatlantike. Zaev edhe një herë i ka kërkuar presidentit Ivanov që t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, duke i apeluar kreut të shtetit që të mos humb më shumë kohë. “Maqedonia patjetër të ecë përpara. Nga zgjedhjet e fundit është I qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime. Prandaj kërkuam nga presidenti Gjorgji Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Ne presim që të formojmë shumicë të re parlamentare, me çka do të sigurojmë Qeveri stabile reformatore, siç vendosën qytetarët, ka thënë Zaev”, njoftuan nga LSDM.
Data 13.07.2025
Aktuale
- Zjarr masiv në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe me shkurre
- Përplasen 800 metra larg bregut dy Jet Ski, raportohet një plagosur, ndërsa shoqërohet në polici drejtuesi tjetër
- Meta investon miliarda dollarë në syze inteligjente për të revolucionarizuar tregun
- BDI: Pushteti ka humbur legjitimitetin, populli do të flasë në tetor
- Përfshihen nga zjarri kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës, ngrihen dy helikopterë për shuarjen e flakëve nga ajri
- Microsoft pranon: Gabimi 0x80070643 mund të mbetet përgjithmonë
- BDI me akuza ndaj pushtetit
- (VIDEO) Mosmarrëveshjet pronësore përfunduan me tre viktima, daja vret nipin dhe stërnipin në Prilep