VMRO-DPMNE ka thirrur publikisht ambasadën e SHBA-së, të shpejgoj nëse sygjeron se në vend nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo është qëndrimi i administratës së re të SHBA-së.
Në njoftimin e VMRO-DPMNE-së, thuhet se një ditë pasi partia e tyre porositi se situata është volitshme për zgjedhje të reja, ambasada e SHBA-së, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ka bërë thirrje partive që të vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re.
“Duke parë diskutimet që ka hapur në opinion Ambasada, VMRO-DPMNE kërkon shpjegim nëse pozita e tyre donë të thotë se SHBA sugjerojnë dhe kërkojnë nga Maqedonia dhe partitë në parlament mos të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo thirrje mund të cilësohet si qëndrim zyrtarë i administratës së re në SHBA, partitë me përbërjen aktuale të forcave të formojnë Qeveri të re? Këtë pyetje e bëjmë publikisht sepse qëndrimi i Ambasadës është bërë publike dhe ka krijuar konfuzion gjatë interpretimit të tij, andaj, do të ishte mirë që edhe shpjegimi të jetë publik”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.