Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë ditën e premten në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare për mos arrestimin e Klement Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” nga mediat e huaja.
Nishani i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga ana e kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili e ka cilësuar shqetësues mungesën e kapjes së Balilit nga ana e Policisë së Shtetit.
Presidenca thotë se ekziston shqetësimi i partnerëve amerikanë dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrave të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.
31 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)