
Denoncimi anonim se në Kuvend është vendosur bombë ka qenë e rrejshme, kanë bërë të ditur nga MPB.
Njësiti antiterrorist i MPB-së, ka kryer kontrolle brenda dhe jashtë objektit dhe nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Një person i panjohur mbrëmë rreth orës 23.02 në polici, në numrin 19, ka denoncuar se në ndërtesën e Kuvendit është vendosur një bombë.
Është vërtetuar se personi është paraqitur nga burgu i Idrizovës, por identiteti i tij ende nuk është zbuluar. /SHENJA/