
“Gjitha kërkesat për bastisje, të cilat kanë të bëjnë me funksionarët e lartë të tanishëm dhe të mëparshëm, përpos njërës janë refuzuar”, kanë njoftuar sot nga Prokuroria Speciale Publike.
Ata thonë se më 20 janar gjykatësit kujdestar pranë Repartit për krim dhe korrupsion të organizuar pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i kanë dorëzuar disa kërkesa për lëshim të urdhrit për bastisje. Mirëpo për arsye të panjohura i njëjti gjykatë është zëvendësuar dhe kërkesat janë dhënë gjykatësve tjerë për veprim.
Kërkesat për bastisje kishin të bëjnë për procese të ndryshme para-hetimore dhe hetimore.
“Së bashku me kërkesën tonë janë dorëzuar edhe biseda nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve nga prej ku dhe buron edhe kompetenca e kësaj Prokurorie Publike”, thonë nga PSP.
Nga ana e gjykatës është lëshuar vetëm një urdhër për bastisje edhe atë për nevojat e rastit “Titaniku”.
Bëhet fjalë për gjykatësit: Elena Josifoviq, Aleksandra Pop Stefanija, Lubinka Basheska, Goran Boshevski dhe Vlladimir Pançevski. ”Vlladimir Pançevski, Lenka Davidtova dhe Diana Gruevska-Ilievsak kanë anuluar vendimet e gjykatësve tjerë për të kryer bastisje në lokacionet e nevojshme” thonë nga PSP.