
Pas paralajmërimit të djeshëm nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë se presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, sot Ivanovi do të realizojë takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë Nikolla Ivanovski, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.
Dje, siç thonë, presidenti i Maqedonisë realizoi takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, në të cilin është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me ç ‘rast ambasadori Zhbogar i transmetoi qëndrimet e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.