Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht gjatë paraditës do të jetë i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës pritet që të rriten temperaturat. Paradite në disa lugina do të ketë vranësira të lehta dhe mjegull të dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -12 deri në 5, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë mot i ngjashëm me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri -11 deri, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 3 gradë celsius.
Deri të mërkurën moti do të jetë kryesisht stabil dhe i thatë. Të mërkurën nga fundi i ditës dhe të enjten priten reshje lokale të shiut dhe borës. Temperatura do të ketë tendencë të rritjes.