Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) i ka bërë apel LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithë maqedonas, përballë Platformës shqiptare. KBM konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ridefinim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM dhe VMRO kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë. Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brendashtetërore. Sipas KBM-së , shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do të duhet që ta marrin edhe Maqedoninë, duke shtuar se askush nuk i mohon shqiptarët dhe as kulturën e tyre në Maqedoni dhe se i kanë të gjitha të drejtat që u takojnë. Kongresi u drejtohet këtyre partive edhe me një kërkesë dhjetë pikëshe, që përfshinë ndërprerjen e bisedimeve për emrin, marrëveshje fqinjësie të mirë me Shqipërinë e deri te anëtarësimi në NATO.
Data 17.08.2025
Aktuale
- Robotët e ardhshëm: Garat e pabesueshme në sporte të ndryshme
- Mickoski: Në gjysmën e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind
- Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!
- Ilir Hasani: Dështoi përpjekja për Kodin Zgjedhor – legjitimiteti është në anën tonë, 18 me 11!
- Policia shpëtoi një grua që u hodh në ujërat e lumit Vardar
- PAMJET/ ‘Tornado’ pak para shpërthimit të zjarrit të madh në Delvinë, fenomeni natyror shkatërron kosheret e bletëve
- Zbulimi i papritur i produkteve të reja nga Apple: Çfarë na pret në të ardhmen?
- EMRI/ Vrasje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar