Kreu demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat foli për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Basha tha se arsyeja e shkarkimit të tij është thënia e të vërtetës për krimet e qeverisë.
“Kryeministri nuk dha asnjë shpjegim pse shkarkoi Manjanin. Cili është motivimi për shkarkimin e ministrit. Ministrit Manjani u shkarkua, sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë. Për drogën, për Balilin, për tenderët dhe koncesionet korruptive, – u shpreh Basha. – Manjani theu kodin e heshtjes. Deklaratat e Manjanit janë të vërtetat që opozita ka denoncuar. Lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik dhe as për Ilir Metën. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private. Rama është peng i krimit dhe Meta është peng i tij”, deklaroi Basha.
30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)