Kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i skadoi afati kushtetues për formimin e Qeverisë, pasi deri mbrëmë në mesnatë nuk arritën marrëveshje me BDI-në. Këta të fundit pas një mbledhje maratonike, mbrëmë njoftuan se megjithatë në kombinim mbeten edhe më tej pesë skenaret, koalicion me VMRO-DPMNE-në, koalicion me LSDM-në, BDI në opozitë, Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Sipas zëdhënësit Bujar Osmani, BDI nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të vendosur për asnjërin nga pesë opsionet.
“Ajo çfarë mund të them për këtë moment është se në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterë argumentet nga ky debat dhe se nuk kemi për momentin argumente të mjaftueshme për tu përcaktuar për njërin nga pesë opsionet të cilat i kemi shtruar në tavolinë, ashtu që do të vazhdojnë debatet dhe konsultimet edhe në ditët në vijim”, ka deklaruar Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së .
Por nga VMRO-DPMNE kanë dalë me një qëndrim të prerë për atë se çfarë kjo parti dëshiron të ndodh në të ardhmen. Pasi nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës, partia e Nikolla Gruevskit tani kërkon zgjedhje të reja parlamentare.
“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fitues në zgjedhjet e fundit, e cila morri përkrahje më të madhe të qytetarëve dhe fitoi numër më të madh të deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo thellimin e saj, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur, ndërsa është në plan të parë në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e reformave në prioritet të parë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Bisedimet mes dy partive, por edhe konsultimet brenda kryesisë qendrore të BDI-së kanë zgjatur me ditë të tëra, ndërsa ato më intensive u zhvilluan gjatë dy ditëve të fundjavës, me mbledhje që zgjasnin deri në 10 orë pa ndërprerë. Mbledhja e mbrëmshme e kryesisë qendrore të BDI-së ka përfunduar vetëm disa minuta para mesnatës kur dhe skadonte afati për formimin e koalicionit qeveritarë me mandatar Nikolla Gruevskin.
Data 13.07.2025
Aktuale
- BDI: Pushteti ka humbur legjitimitetin, populli do të flasë në tetor
- Përfshihen nga zjarri kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës, ngrihen dy helikopterë për shuarjen e flakëve nga ajri
- Microsoft pranon: Gabimi 0x80070643 mund të mbetet përgjithmonë
- BDI me akuza ndaj pushtetit
- (VIDEO) Mosmarrëveshjet pronësore përfunduan me tre viktima, daja vret nipin dhe stërnipin në Prilep
- Kaltrina Zekolli Shaqiri: Ky është një hap i madh në ndërtimin e një prej korridoreve më të rëndësishme të vendit tonë – Korridorit 8
- (VIDEO) Merhamet dhe Vizioni M përmbyllën me sukses shkollën verore
- (VIDEO) Visar Ademi: I hapur për bashkëpunim me partitë shqiptare