Komisioni Evropian pret që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sa më shpejtë të bëj konsultime me partitë politike në vend dhe të përcaktohet për një lider “për formim të qeverisë së zgjeruar”. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se “vendi nuk ka kohë për të humbur”
“Ne kemi vërejtur se ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje gjithë aktorëve politik në Maqedoni, përfshirë edhe presidentit, të veprojnë në mënyrë të qetë dhe konstruktive me përgjegjësi të plotë për ta zgjidhur këtë situatë. E di që vendi nuk ka kohë për të humbur dhe në këtë drejtim presim që presidenti, sipas Kushtetutës, të bëj konsultim urgjent me të gjithë forcat politike në vend dhe shpejt të përcaktohet për lider për formimin e Qeverisë, i cili do të mund të gjej gjuhë të përbashkët për formim të qeverisë stabile, solide dhe konstruktive”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhnëse e KE-së.
Ajo edhe një herë ka treguar se cilët janë pritshmëritë e BE-së, në lidhje me atë se duhet të duket Qeveria e re.
“Koalicioni i tillë duhet të jetë sa më i zgjeruar dhe të bazohet fuqishëm në reformat inkluzive dhe bashkëpunimin ndëretnik. Siç dihet mirë, ne presim nga Qeveria e ardhshme dhe të gjithë forcat politike në vend të vazhdojnë me zbatimin e reformave urgjente, sepse kjo është vitale për progresin e mëtutjeshëm të vendin në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe kjo është diçka për të cilën janë zotuar partitë politik, ndërsa të njëjtën e presin edhe qytetarët”, ka shtuar Kocijançiq.
Reagimi i BE-së, vjen pas dështimit të bisedimeve për formimin e Qeverisë mes madantarit Nikolla Gruevski dhe BDI-së.