Kuvendi e ka njoftuar presidentin e vendit, Gjorgji Ivanov se mandatari Nikolla Gruevski deri në afatin e paraparë me ligj që skadoi mbrëmë në mesnatë, nuk ka dorëzuar propozim për kabinetin e ri qeveritarë dhe program për punën e Qeverisë. Këtë e konfirmuan zyrtarisht nga Kuvendi për televizionin Shenja, pasi nga kabineti i presidentit Ivanov në Vodno thanë se janë duke pritur nga kryeparlamentari Veljanovski t’i njoftojë zyrtarisht nëse Gruevski ka dorëzuar propozim për Qeverinë ose jo. Pas përfundimit të këtyre procedurave, tani pritet që kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të kthejë mandatin te presidenti Ivanov. Ky i fundit pritet që të njoftojë për veprimet e më tutjeshme dhe nëse mandatin do t’ia jep liderit të partisë së dytë për nga numri i votave, Zoran Zaevit të LSDM-së apo një përfaqësuesi tjetër të VMRO-DPMNE-së.
Data 14.07.2025
Aktuale
- Përplasjet në Theth, famulltari i Shkodrës: Më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan!
- 81-vjeçari gjendet i pajetë në banesë nga i biri, ja çfarë dyshohet
- Zjarr masiv në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe me shkurre
- Përplasen 800 metra larg bregut dy Jet Ski, raportohet një plagosur, ndërsa shoqërohet në polici drejtuesi tjetër
- Meta investon miliarda dollarë në syze inteligjente për të revolucionarizuar tregun
- BDI: Pushteti ka humbur legjitimitetin, populli do të flasë në tetor
- Përfshihen nga zjarri kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës, ngrihen dy helikopterë për shuarjen e flakëve nga ajri
- Microsoft pranon: Gabimi 0x80070643 mund të mbetet përgjithmonë