Në intervistën për Oranews Osmani ka folur edhe për pikat ndarëse të cilat kanë patur argumente për pro e kundër koaalicionimeve
Ora News: Cilat kanë qenë pikat që jeni ndarë më shumë dhe nuk keni rënë dakord?
Bujar Osmani: Për momentin kemi pesë opsione në tavolinë.
1- Të bëjmë koalicion me partinë fituese VMRO DMPNE
2- Me LSDM opozitare të deritanishme
3- të bëjmë qeveri të zgjeruar
4- Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
5- BDI të mbetet në opozitë.
Të gjitha këto opsione kanë argumente pro e kundër. Do të duhet më tepër kohë që forumet dhe kryesia e partisë të gjejë zgjidhjem më të mirë. Mendojmë se situata është delikate nga vendimet tona varet fati i mëtejshëm edhe i shoqërisë së Maqedonisë dhe perspektivës së saj në rrugën euroatlantike për shkak të përgjegjësisë që kemi me këtë vendim.
Vlerësojmë se më mirë është një vendim i mirë sesa një vendim në kohë.
Ora News: Po cfarë ndodh në këto momente kur ka përfunduar afati për të formuar qeverinë e re për të mandatuarin Gruevksi? A do të vijojnë bisedimet
Bujar Osmani: Tani proceset varen dhe nga instrumente të tjera në shtet. Presidenti duhet të vendosë çfarë do bëjë me mandatin. Ne në parti do vazhdojmë bisedimet dhe me partitë politike maqedone. Ajo çfarë është kryesore është se ne mbetemi të lidhur ngushtë me kontratën që kemi lidhur me popullin shqiptar më 11 dhjetor ditën e zgjedhjeve me deklaratën e nënshkruar gjithëshqiptare, ose platformën e përbashkët shqiptare. Ky është kusht pa të cilin me cilin do qeveri, apo opsion do të vazhdojmë konsultimet. Thjesht dje ne nuk mund të mirrnim një vendim që të pranonim ofertën e mandatarit të deritanishëm
Ora News: VMRO thotë se ndoshta mund të shkohet në zgjedhje të reja?
Osmani: Zgjedhjet e reja janë një ndër 5 opsionet që ne menjëherë pas zgjedhjeve i kemi shtruar si opsion të mundshëm. Nuk hedhim poshtë mundësinë që BDI të mbetet në opozitë, tu japë përkrahje të tjerëve, ndërsa vetë të mbetet në opozitë. Sheh mundësinë dhe për qeveri të zgjeruar. Të gjitha palët të hyjnë në një qeveri politike me axhendë reformuese por nëse nuk do të arrihet një pëlqim për platformën e BDI-së për kontratën që kemi lidhur me popullin shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme