
Në dalje para mediave, zëdhënësi i BDI-së, tha se në takim kanë diskutuar me të gjithë anëtarët, miqtë e BDI-së në lidhje me opsionet që kanë pasur në tavolinë.
“Në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterur argumentet nga këto debate, se nuk kemi argumente për tu përcaktuar për njërin nga 5 opsionet të shtruar në tavolinë, pra do të vazhdojmë diskutimet edhe në vazhdim”, tha Osmani, përcjell“SHENJA”.
Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim.