Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar festimeve të 26-vjetorit të themelimit të degës së PD në Elbasan. Gjatë këtij aktiviteti, Basha komentoi situatën politike, duke theksuar se vendi po kalon ditët më të vështira.
Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se janë të angazhuar në deformimin e zgjedhjeve.
“Demokracia është në rrezik dhe këtë rrezik po përballet edhe dega e PD-së. Edi Rama dhe Qazim Sejdini janë banda që vjedhin votat.
Jeta ime politike është e lidhur pazgjidhshmërisht me Elbasanin. Dega e PD në Elbasan është një degë historike. Mirënjohje të thellë të gjithë elbasanasve që e kanë besuar dhe votuar PD-në”, tha Basha.
29 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)