Në Maqedoni thuajse një dekadë ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Shumica e qytetare ende nuk janë të informuar se cilat janë të drejtat e tyre si pacient. Për Ligjin që është miratuar në vitin 2008, janë informuar vetëm një numër i vogël i qytetarëve.
“Nuk jam e informuar fare, paguaj kudo që shkoj, në spital, gjithçka paguhet“
“Shumë dobët e tregojnë këtë, ku të pyesësh, nuk e di thonë, majtas-djathtas, madje do të humbësh gjysmë orë që t’ia dalësh”, ankohen qytetarët.
Hulumtimet e organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve tregojnë se një numër i madh i mekanizmave të parashikuara me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve janë të pazbatuara dhe për shkak të kësaj qytetarët nuk i dinë të drejtat e tyre.
Fatkeqësisht, deri sot shumë pak është zbatuar ky Ligj. Ligji parashikonte formimin e komisioneve komunale për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, komisionit shtetëror për mbrojtje, këshilltarë në të gjitha institucionet spitalore, persona përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në të gjitha institucionet shëndetësore. Shumë pak nga kjo është zbatuar, vetëm rreth 20 komuna dhe qyteti i Shkupit formuan komisione komunale, ndërsa komisioni shtetërore nuk u formua fare – deklaroi Borjan Pavllovski, shoqata ECE.
Sipas hulumtimeve të shoqatës ECE, qytetarët më së shumti probleme kanë për shkak të mos informimit se si të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, të drejtën e privatësisë gjatë kontrolleve dhe të drejtën e shqyrtimit të dosjes personale mjekësore.
/Bojana Simonoviq