Deputeti i Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi, ka pohuar se komuniteti maqedonas, duhet njëherë e përgjithmonë të prononcohet se a është për ndërtimin e një shteti së bashku me shqiptarët apo jo.
Ai ka pohuar se nëse të njëjtit janë për një gjë të tillë, atëherë duhet që Shqiptarët ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre të cilat u takojnë, dhe jo siç ka qenë deri më tani, duke qenë të nënqmuar, apo majorizuar në ekzekutiv, ka pohuar në tv nova, mes tjerash Ibrahimi.
Ibrahimi më tej ka pohuar se ka përfunduar koha kur Shqiptarët duhet të shihen si lypës në këtë shtet, dhe se Lëvizja Besa nuk do të pranon të jetë në asnjë kombinim qeverisës, pa ndryshimet reale kushtetuese, dhe precizimin e të drejtave të tyre në mënyrë ligjore në kushtetutë.