
Ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret edhe takimi i sotëm i Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pas mbarimit të takimit, para medieve foli zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se edhe nesër do të vazhdojë mbledhja, ku do të diskutohen 5 opsionet të cilat zëdhënësi i BDI-së i përmendi më herët gjatë ditës.
Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit theksoi se po shqyrtohen të gjithë mundësitë për, siç tha ai, veprim sa më të mirë dhe në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Maqedonisë. I pyetur për vizitën e nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta, tek LSDM-ja, Ahmeti tha se si kryetar partie, është në dijeni të takimit në fjalë. /SHENJA/