Ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret edhe takimi i sotëm i Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pas mbarimit të takimit, para medieve foli zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se edhe nesër do të vazhdojë mbledhja, ku do të diskutohen 5 opsionet të cilat zëdhënësi i BDI-së i përmendi më herët gjatë ditës.
Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit theksoi se po shqyrtohen të gjithë mundësitë për, siç tha ai, veprim sa më të mirë dhe në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Maqedonisë. I pyetur për vizitën e nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta, tek LSDM-ja, Ahmeti tha se si kryetar partie, është në dijeni të takimit në fjalë.
“Nuk ka vendon sonte, kryesia do të vazhdojë nesër. I demantoj të gjitha spekulimet për tensione. Ka debat konstruktiv që të gjejmë zgjidhje dhe të arrijmë marrëveshje. Të gjitha 5 opsionet janë në tavolinë dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. Ne bëjmë konsultime dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. I hedhim poshtë informatat e tre nënkryetarët, janë larguar nga mbledhja. Disa prej tyre kanë dalë për nevoja personale e disa për konsultime, absolutisht bisedimet janë konstruktive dhe nuk ka tensione”, tha Osmani.
https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1458372050862921/
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, gjithashtu nuk ka komentuar shumë rreth mbledhjes dhe koalicionit të mundshëm me partitë maqedonase. Edhe Ahmeti, si Bujar Osmani më herët, nuk ka dhënë shumë informacione rreth mbledhjes së mbrëmshme por as për takimin e tre nënkryetarëve me LSDM-në.
https://www.facebook.com/pg/TvShenjaOfficial/videos/