
Mungesë e parkingut që e bënë kolonën me kilometra, mosfunksionim i disa teleferikëve, mos mirmbajtja e ambientit janë disa nga ankesat që turistët i shprehnin për teleevizionin Shenja ndaj qendrës turistike Kodra e Diellit. Kjo qendër siç thonë ata është një perlë me kapacitete të mëdha por nuk mirëmbahet dhe shfrytëzohet ashtu siç duhet nga insitucionet. Ka shumë vite që kjo qendër turistike ëshët lënë anash dhe e vetmja gjë që i ka ngelur kësaj Kodre është bardhësia e bores.
“Ne jemi klub skijimi, funksionojmë disa vite, unë vet kam qenë skijator dhe e di si ka qenë Kodra e Diellit më herët, ndërsa viteve të fundit nuk ka asnjë investim konkret, të ketë të paktën kushte minimale, këtu kusht minimal kemi vetëm borën, atë që na ka dhënë Zoti”, tha një turist për SHENJA.
“Është një vend i mrekullueshëm dhe ka kapacitete të mëdha vetëm se nuk janë mjaftueshëm të përdorura dhe kam vetëm një vërejtje që bora nuk rrafshohet siç duhet”, deklaroi një turist tjetër.
Disa nga teleferikët sot nuk funksionin dhe ajo që i kishte revoltuar më shuëm turistët është se shitësit e biletave, u shisnin atyre bileta, por nuk i informonin se teleferikët nuk punojnë, kështu ata u merrnin të hollat ndërkaq jo të gjitha pikat e skijimit ishin funksionale, madje edhe ata të cilat punonin, turistët thonë se janë të rrëzikshme për tu shfrytëzuar.
“Ja e shihni sot në çfarë gjendje janë ashensorët, kjo është gjithë me qëllim. Është edhe rrrezik në këto ashensorë të hypësh, këtë e them me shumë përgjegjësi…para pesë viteve e kanë bërë një gropë të madhe aty lart gjoja se do bëjnë borë artificiale, pesë vite rrin gropa e cila është bërë vetëm të zhduket gjelbërimi, asgjë tjetër. Kjo ‘Kodër e Diellit’ për momentin është në rrezik të madh”, tha një turist.
“Unë sot erdha për të vizituar dhe skijuar, por fatkeqësisht ata që na shitën biletat, nuk na treguan që ski liftat…poashtu edhe kushtet janë shumë të vështira, investim siç e shihni edhe vet nuk ka aspak, nuk e di çfar është, ëshë lojë politika apo çka kjo që i bëhet Kodrës së Diellit”, deklaroi njëri nga turistët.
Por, kjo nuk ishte e gjitha, mungesa e parkingut kishte krijuar një kolon të gjatë rrugëve dhe e bënte shumë te vështirë kalimin në atë pjesë, ndërsa turistët parashtrojnë pyetjen se si do të mund në rast nevoje të depërtoj ndihma e shpejtë në atë rrëmuj trafiku.
Emine Ismaili /SHENJA/
Turistët ankohen për mungesën e kushteteve në… by tvshenjaofficial