Ekspertët juridik vlerësojnë se në rast të dështimit të Nikolla Gruevski, presidenti mandatin për formimin e qeverisë duhet t’ia dorëzojë LSDM-së. Sipas tyre opsion i përfolur tashmë në media se Ivanov mund të ja jap edhe një personi tjetër nga VMRO-ja mandatin që ta konstituojë qeverinë është plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Madje sipas profesorit Bekim Kadriu Ivanov gaboi kur ia dha mandatin VMRO-së pavarësisht se nuk kishte siguruar shumicën parlamentare. Sipas Kadriut kushtetuta parasheh që besimin e mandatit nga ana e presidentit ta merr partia ose koalicioni që ka shumicën parlamentare.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk parashehë afate shtesë se kujt do ti besohet për herën e dytë mandati dhe për herën e tretë që nga disa supozohet se është një zbrazëtirë juridike që mund të interpretohet si e tillë sidoqoftë interpretimi logjik i dispozitës kushtetuese është që presidenti qysh në fillim duhet të siguroj, prandaj e ka këtë kompetencë presidenti, nuk është vetëm kompetenca formale që ai vetëm ta besoj mandatin dikujt dhe ai ta kthej dhe ky të vendosë se kujt t’ia besoj për së dyti , jo ai ka kompetencë që të vlerësoj se kush sigurisht do të formoj shumicë parlamentare dhe do të ketë mundësi të zgjedh qeveri prandaj për atë nuk ka mundësi të dytë dhe të tretë – deklaroi profesori universitar, Bekim Kadriu.
Ndërkaq profesori Zemri Elezi thotë se në rast se Nikolla Gruevski nuk arrin të formojë shumicën atëherë presidenti i shtetit është i obliguar që mandatin për formimin e qeverisë të ja jep partisë së dytë.
Partia e dytë kandidati i partisë së dytë do të zhvilloj biseda me partitë tjera të bllokut politik shqiptar dhe ai brenda 20 ditëve në rast se mund të arrijë të formohet qeveria atëherë do të shkoje në kuvend , përndryshe opsioni që kryetari i shteti që të ja jap mandatin përsëri partisë që ka pasur njëherë ajo është démodé dhe është jo kushtetuse dhe unë nuk besoj se ka ndonjë shtet në botë me kushtetutën e saj që këtë mënyrë e rregullon, ajo do të jetë një presedan i paparaparë do të jetë një gafë i madh që do ta bëjë kryetari i shtetit – tha profesori tjetër Zemri Elezi.
Eksperti juridik Dragan Allcinov nga ana tjetër vlerëson se veprimet e Ivanovit po e thellojnë krizën politike në vend.
Seanca konstitutive u mbajt më 30 apo me 31 dhjetor dhe deri më sot kaloj gati edhe muaji Janari ende nuk munden të formojnë qeveri dhe e gjithë kjo është falë vlerësimeve të gabuara të Presidentit Ivanov. Prandaj mendoj se do të duhet të dalë dhe të kërkojë falje, ndoshta mund të anulojë vendimin e dhënies së mandatit Gruevskit dhe të thotë tani fillon afat i ri në të cilin do të veproj ashtu si duhet – deklaroi Dragan Allcinov, ekspert juridik.
Ekspertët juridik sqaruan edhe një herë se neni 90 i Kushtetutës nuk kërkon shumicë të deputetëve që kanë dalë nga procesi zgjedhor, por ky nen kërkon shumicë të deputetëve në Kuvend.