Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha shkruan se situata është mjaft e tensionuar në BDI. Deputett e kësaj partie kanë ra në hall me liderin e partisë, pasi që ky i fundit me çdo kusht dëshiron që të futet në koalicion me Nikolla Gruevskin.
“Tensione në BDI.
Kanë ra në hall me Ali Ahmetin edhe ato pak deputet me ndjenja kombëtare. I thuan: O Ali, nëse bëjmë koalicion me VMRO-DPMNE-në do t`i humbasim zgjedhjet lokale, do të izolohemi te ndërkombëtarët dhe shqiptarët.
Por, Ali Ahmeti me këmbëngulje të fuqishme thotë ndaçi le t`i humbim zgjedhjet lokale edhe ndërkombëtarët me popullin, veç në qeveri me VMRO unë do të vendosi.
Kjo vendosmëri e Ali Ahmetit që të sakrifikon gjithçka për VMRO nuk sqarohet ndryshe veçse me atë se VMRO-DPMNE-së i kanë ardhur dokumentet origjinale nga Beogradi për Aleksandar Antiqin.
E kështu e ka kjo punë kur ta shitësh bythen e ke fundin e turpshëm.
Shqiptarët e Maqedonisë në këto momente munden t`i nxjerrin nga kthetrat e anti shqiptarit Nikolla Gruevski dhe UDB Ali Ahmeti vetëm deputetët e BDI-së, nëse ka të tillë deputet me ndërgjegje sado pak të vogël në BDI”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.