
BDI as sonte nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të koalicionojë me VMRO DPMNE-në. Pas mbledhjes së kryesisë qendrore që u mbajt sonte në selinë e kësaj partie, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër.
“Sot kryetari i partisë ka vazhduar konsultimet me anëtarë të partisë të niveleve të ndryshme. Ende nuk kemi ndonjë vendim të definuar, po analizojmë të gjitha opsionet, të gjitha argumentet për dhe kundër. Situata është pak më delikate për të vendosur, e dimë që edhe afatet janë të shkurta prandaj edhe këto konsultime janë intenzive, mirëpo për momentin nuk kemi ndonjë vendim, do të vazhdojmë edhe ditës së nesërme”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Bujar Osmani by tvshenjaofficial