Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i propozon masa për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit që paraqet problem me të cilin përballen qytetarët.
Masat reale, të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ia propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë:
Aplikimi i regjimit të komunikacionit çift -tek, përkatësisht propozim për ndryshimin e ligjit për siguri ne komunikacionin rrugor
Qeveria e R. së Maqedonisë t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë vetëqeverisjeve lokale për 50% ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare gjë të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tanimë po e zbaton në praktikë,
Për këtë qëllim, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e shoqatave qytetare, në të cilin u diskutua për problemet aktuale me cilësinë e ajrit ambiental dhe për propozim masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.
Qëllimi i këtij takimi ishte që përmes dialogut joformal me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët merren me këtë problematikë të shqyrtohen dhe diskutohen masa konkrete të zbatueshme, të cilat në periudhë të shkurtër kohore do të japin rezultate të dukshme në uljen e ndotjes së ajrit.