Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer” e përgatiti edicionin e parë plotësues të Manualit për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016.
“Ky edicion i Doracakut i ka të gjitha informacione relevante për procesin zgjedhor, legjislativën, mënyrën e votimit të modelit zgjedhor, për listat e partive dhe bartësve të tyre si dhe për shkaqet të cilat çuan drejt këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edicioni i përmbajti edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zbatuara, ndarjen e mandateve dhe vlerësimet për zbatimin e zgjedhjeve nga partitë pjesëmarrëse, si dhe të misioneve dhe organizatave relevante vëzhguese”, kumtoi Instituti për demokraci.
Në doracak, i cili është në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, janë përpunuar edhe të gjitha ciklet e deritanishme zgjedhore – nga shpallja e pavarësisë deri më sot.
Data 16.08.2025
Aktuale
- Këmbimi valutor 16 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
- Si një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj në trafik
- Takimi në Alaska plot me simbolika! Pse Presidenti rus zgjodhi “Bishën” e Donald Trump
- OKH Merhamet & Vizioni-M: Mbyllëm me sukses javën e tretë të Shkollës Verore!
- Niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 27-vjeçari i plagosur në Korçë ka marrë dëmtime në zemër
- Naser Selmani: VLEN mision i pamundur!
- Si do të ndikojë takimi Trump-Putin në të ardhmen e Kosovës?