Qyteti i Shkupit u godit përsëri nga një tërmet i cili u regjistrua në orën 18:04 minuta me magnitudë lokale prej 2.1 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallëve sipas matjes Evropiane makrosezmike.
Tërmetin me epiqendër në Rajonin epiqendror të Shkupit e ka regjistruar rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastri, Ohër dhe Krushevë, të mbajtur nga Observatori sizmologjik.
******
Stacioni matës sizmik i rrjetit të Republikës së Maqedonisë, ka regjistruar një tërmet sot në orën 16:28 minuta me magnitudë prej 1.9 shkallëve sipas Rihterit.
Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallëve sipas matjes Evropiane makrosezmike.