
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Bexhihudin Shehapi, mbush programin e ri të vitit 2017 me projekte të vjetra. Shehapi, në prezantimit e programit kulturor tha se është një program që ka thyer rekordin, megjithatë në të përfshihen një pjesë e konsiderueshme e objekteve kulturore shqiptare që kanë filluar me vite dhe nuk po mbarojnë akoma dhe për të cilat premtohet edhe këtë vit. Një ndër to është edhe Teatri Kombëtar i Shkupit, për të cilin Shehapi, tha se këtë vit shpreson se do të rikonstruohet.
“Sa u përket projekteve që janë pjesë e programit qeveritar për këtë vit është paraparë që të përfshihen edhe të lëshohen në përdorim, shpresojmë, Teatrit Shqiptar në Shkup”, ka thënë Bexhihudin Shehapi, Sekretar Shtetëror .
Drejtori i këtij teatri thotë se nga momenti kur ka filluar rikonstruimi, kushtet e tyre të punës janë vështirësuar tej mase. Zyrat e tyre janë shpërndarë në disa objekte ndërsa ajo ka shkaktuar edhe reduktimin e reprizave të shfaqjeve teatrale.
“Paraqet absolutisht vështirësi të panumërta në sferën organizative, të produksionit vet, por si do që të jetë ne po gjindemi edhe pse ne jemi shpërndarë në disa lokacione, qoftë në zyrat administrative apo ato teknike. Dmth jemi në ‘Nova Makedonij’ me zyra, jemi këtu në barakën e komedisë. Sigurisht ne përpiqemi të gjejmë termine dhe terminet janë mjaftë të vështira. Në Teatrin e Komedisë janë tre institucione, është Teatri Komedisë, Teatri Turk, është Teatri Shqiptar dhe ne ndajmë vetëm një sallë, ku sigurisht zhvillohen proceset e provave, përgatitjes së shfaqjeve të reja, repertorin e çdo institucioni veç e veç kështu që është vërtetë shumë e vështirë”, deklaroi Adem Karaga, Drejtor I Teatrit Kombëtar Shqiptar
Karaga ka thënë më tej se punimet po zhvillohen sipas një dinamike jo shumë të këndshme të paraparë për shumë arsye por shpreson se këtë vit do të përfundojnë ato.
Teuta Buçi /SHENJA/
Shehapi bën programin e ri me projekte të… by tvshenjaofficial