
ELEM nuk komenton hetimin e Prokurorisë Speciale për rastin “Tarifa”, por mohon se softueri nuk është vënë në funksion. Nga kjo ndërmarrje thonë se tenderi për blerjen e softuerit është shpallur në vitin 2013 por disa faza të implementimit të tij do të vazhdojnë deri në vitin 2018.
“Dy softuerët, DMS, sistem për menaxhim me dokumente dhe “Hermes”, sistem për menaxhim me resurse njerëzore janë plotësisht operativ dhe në funksion. Pas testimeve të nevojshme, edhe segmenti i fundit i ERP-SAP sistemit do të lëshohet në përdorim”, kanë thënë nga SH.A. “ELEM”.
Nga ELEM mohojnë të jenë shpallur tenderë plotësues për mirëmbajtje ose shërbimet të tjera për të cilat njoftoi Prokuroria Speciale por se kontrata primare është bashkangjitur edhe me dy ankese të tjera të cilat e kanë zgjatur afatin e implementimit të sistemit deri në 2018-tën.
“Implementimi i sistemit është vazhduar me dy anekse të kontratës së parë. Segmenti i fundit i implementimit të sistemit është në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja me të gjitha segmentet e reja ka afat deri në vitin 2018. Në mënyrë që kontrata të realizohet tërësisht, SHA ELEM është i mbrojtur me garanci bankare të cilën e ka dorëzuar ekzekutuesi”, thanë nga SH.A. “ELEM”.
Zëdhënësi i ELEM-it për televizionin Shenja tha se ata po bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale për çdo informatë ose dokumentacion për të cilin kanë nevojë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
ELEM: Softueri funksionon by tvshenjaofficial