Nuk kanë mbetur as 5 ditë të plota nga skadimi i afatit si mandatar për formimin e qeverisë, dhe ende asgjë konkrete nuk është paraqitur në publik nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Mirëpo në opinion e më gjërë qarkullojnë thashetheme të ndryshme lidhur me formimin e qeverisë. Mirëpo cilat munden me qenë kombinatorikat e mundshme dhe reale gjatë periudhës në vazhdim, nëse VMRO do të arrin të formojë qeverinë së bashku me partnerin e koalicionit BDI-në, dhe gjitha skenaret tjera eksluzivisht për portalin Almakos, flet botuesi i Gazetës Lajm, analisti dhe publicisti i mirënjohur, Fejzi Hajdari.
“Gruevski dhe Ahmeti do të përpiqen me çdo kusht të bëjnë qeverinë, qoftë edhe me sakrifikimin e stabiliteti të pjesërishëm të Maqedonisë, por numrat e qeputetëve të BDI-ë dhe VMRO-së, nuk ofrojnë ndonjë stabilitet qeverisës, prandaj ata kane filluar të mendojnë dhe luajnë variante tjera. Është presoni nga ndërkombëtarët, që më në fund shyqyr Zotit ka filluar, ai që do tua prish planet edhe më tepër. Mendoj se këta dy “vëllezër politikë”, tanimë kanë vetëm një agjendë, që nëpërmjet lojës së ping-pongut, të mbajnë në tension permanent sistuatën e përgjithshme në Maqedoni, ndërsa në fund të skandimit të afatit të paraparë ligjor për formimin e qeverisë nga VMRO-ja, bashkë ta deklarojnë të dështuar procein e përpjekjes për formimin e qeverisë së re. Në fakt, mendoj se se pikërisht kjo është strategjia…., pra që medemek të dështojnë “përpjekjet e VMRO-ë” për të formuar qeverinë. Më pastaj pjesën tjetër të lujës së këtyre “vëllezërve politikë”, mendoj se do ta zhvillojë presidenti Gjorgji Ivanov, i cili sipas të gjitha gjasave pritet të dorhiqet në mënyrë të parevokueshme, me qëllim që të hap krahun për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme. Mu për këtë mendoj se nuk do të vijë punë që presidenti Ivanov t’i japë mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re. Janë këto loja perfide dhe të lehtë-lexueshme të cilat tanimë po luhen nga Ahmeti dhe Gruevski, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten dhe jo për të gjetur ndonjë zgjidhje për krizën e thellë politik-ekonomike në Maqedoni”, ka deklaruar për portalin Almakos, Fejzi Hajdari.