
Për çdo vit numri i fëmijëve që konsumojnë mjete narkotike dhe droga të ndryshme rritet, ndërsa edhe përkundër angazhimit të organizatave joqeveritare, institucionet shtetërore nuk arrin të ju dalin në ndihmë të miturve të kësaj kategorie. Nga Organizata për edukim, dokumentim dhe hulumtim “Hops”, akuzuan se mungesa e një strategjie për luftën e kësaj dukurie dhe shërimin e fëmijëve të varur nga drogat, si dhe procedurat e ndërlikuara birokratike janë shkaku kryesorë që fëmijëve nuk mund t’ju dilet në ndihmë. Nga organizata Hops njoftuan se rasti më i ri i fëmijëve përdorues të drogës është një fëmijë i moshës 8 vjeçare.
“Gjatë vitit 2016 shoqata Hops ka kontaktuar me gjithsej 33 fëmijë shfrytëzues të drogës, prej të cilëve 7 janë raste të reja, pra për herë të parë janë detektuar gjatë vitit 2016. Edhe përkundër angazhimit tonë asnjë fëmijë gjatë vitit të kaluar nuk ka filluar me shërim nga varësia para se gjithash për shkak të mungesës së programës për shërim dhe për shkak të barrierave administrative”, tha Vllatko Dekov nga Hops.
Duke sqaruar këto ngatërresa, Dekov tha se në qendra për pranimin e personave të varur nga droga nuk pranohen të miturit, ndërsa në institucionin tjetër që merret me këtë problematikë nuk ka psikiatër që të vlerësojë dhe të jep rekomandime për shërim. Si pasojë e këtyre labirinteve administrative, nga Hops thanë se në një rast tjetër, një 16 vjeçare shtatzënë e cila është injektuar me drogë, ka përjetuar abort spontan dhe ka humbur motivimin për shërim. Nga shoqata apeluan që urgjentisht të përpilohet një programë për shërimin e fëmijëve të varur nga drogat, si dhe të merren masa të tjera institucionale për të parandaluar paraqitjen e rasteve të reja dhe për të ndihmuar në shërimin e fëmijëve të cilët aktualisht janë të varur nga droga dhe kanë nevojë për ndihmë.
Arben Zeqiri /SHENJA/