Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, tha se më27 janar skadon afati për rinovimin e dokumentacionit për shfrytëzuesit e të drejtës për asistencë sociale dhe u ka bërë thirrje shfrytëzuesve të kësaj të drejte që të dorëzojnë dokumentacionet e tyre deri në këtë afat kohor. Ai ka deklaruar se në rrjedh është edhe rinovimi I dokumenteve për shtesave të veçantë për fëmijë, shtesa për fëmijë dhe shtesat prindërore për fëmijën e 3 –të dhe të 4-ët. Rinovimi do të zgjasë deri më 31 mars. Vitin e kaluar të drejtën për shtesë prindërore për fëmiun e 3 e kanë realizuar 23 mijë e 246 persona ndërsa për të katërtin 814. Ibrahimi po ashtu ka informuar se dikasteri i cili ai drejton është dakorduar me Odën e përmbaruesve që para se të bllokojnë llogaritë, përmbaruesit të kërkojnë informata nga qendrat për mbrojtje sociale nëse personi është shfrytëzues i ndonjë të drejte nga fusha e mbrojtjes sociale apo fëmijërore. Nëse është atëherë përmbaruesit nuk guxojnë t’i bllokojnë ato mjete.
“Qendra është e obliguar që në formë të shkruar apo nëpërmjet imelit të informojë përmbaruesin për statusin e personit. Nëse personi është shfrytëzues i të drejtës nga fusha e mbrojtjes sociale apo fëmijërore nuk do të lejohet që t’i bllokon ato mjete. Vlerësojmë se kjo është shumë e rëndësishme për shfrytëzuesit e këtyre të drejtave dhe për këto arsye edhe kemi bërë një marrëveshje të tillë sepse pikërisht ky është roli i Ministrisë, të krijon politika me të cilat do ua lehtëson qasjen kategorive të rrezikuara sociale”, ka deklaruar Ibrahim Ibrahimi, Ministër i PPS.