VMRO-DPMNE vlerëson se rastet e hapura nga Prokuroria Speciale, janë edhe një porosi partiake dhe vazhdim i veprimit jo profesional dhe politik të PSP-së.
Sipas Spiro Ristovskit hapja e këtyre dy lëndëve është edhe një tentim i Katiaca Janveës për defokusim të opinionit pas vendimit “skandaloz për tërheqjen e lëndës ‘Puçi’”.
Poashtu Ristovski tha se në vend që të jep përgjigje për tërheqjen e rastit “Puç”, ajo vetëm ka pohuar se të gjitha aktivitetet e deritanishëm të saj, kanë qenë në drejtim të mbrojtjes së veprimeve kriminale të Zoran Zaevit dhe nxirjen e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/