Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka deklaruar se shpreson se së shpejti do të arrihet përparim në Maqedoni sa I përket rrugës së vendit drejt integrimeve evropiane. Eurokomesari, I cili në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe mbi situatën politike në Maqedoni, tha se që të arrihet kjo duhet shumicë kushtetuese dhe se shpreson që javëve në vijim do të arrijnë që të shënojnë përparim.
“Para dy viteve kemi arritur marrëveshje me vendin I cili ka për qëllim që të përkrah procesin e reformave që të afrohet drejt BE-së. Në kuadër të atij procesi, duheshte të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu ndodhi në dhjetor. Tani vendi duhet të formoj qeveri dhe shpresoj se vendi do të hyj në fazën e tranzicionit e cila do t’i lejoj të krijoj qeveri e cila mund të mbështetet në shumicë kushtetuese”, ka deklaruar Johan Han, Eurokomesar.
Eurokomesari ka thënë se shpreson që së shpejti do të formohet qeveria e re ndërsa ka theksuar se për hapjen e negociatave për anëtarësim duhet të plotësohen disa kushte.
“Shpresoj se së shpejti do të formohet qeveria e re, e përkrahur nga shumica me qëllim që të hap perspektivat evropiane të vendit, që të mund së shpejti t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim. Por është e nevojshme që të plotësohen disa kushte. Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse ka shumicë parlamentare në këtë vend. Vetëm atëherë do të sillen masat e nevojshme”, ka shtuar më tej komisari Hahn.
Han ka thënë po ashtu se për përparimin në rrugën për anëtarësim në BE duhet të zgjidhet kontesti për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.