LSDM sot kumtoi se të rinjve do t’u ofrojnë mundësi për punësime dhe arsim me të cilën do t’i motivojnë të mbeten në Maqedoni.
“Do të mundësojmë çdo i ri të fitojë ofertë për punësim, mundësi ta vazhdojë arsimin, praktikë apo trajnimin për përgatitjen e punësimit, në katër muajt e parë pas përfundimit të shkollimit. Me këtë do të mundësojmë aktivitet për çdo të ri menjëherë pas përfundimit të arsimit të lartë dhe do të hapim rrugën për zhvillim të ri profesional”, thekson LSDM në kumtesë.
Në planin për jetë në Maqedoni, LSDM obligohet se në fakultete do t’i aftësojë programet arsimore drejt tregut të punës, ndërsa përmes masave reale do t’ju ndihmojë të rinjve në vendimin për të hapur biznes personal.
“Parashohim nga 10.000 euro mjete të pakthyeshme për të rinjtë me biznes ide të mirë. Të rinjtë do të fitojnë mundësinë në qendrat start ap ku kompanitë e sapohapura do të kenë hapësira afariste falas. Do të mundësojmë hapjen e kompanisë me vetëm një euro investim. Do të sigurojmë kredi të volitshme deri në 15.000 euro me vetëm 1 për qind interes për hapjen e mikro bizneseve”, thuhet në kumtesë.