
Në rastin tjetër të publikuar nga PSP me emrin “Tanku”, janë përfshirë dy persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizime nga neni 353 alinea 5 nga Kodi Penal”. Veprat dyshohen se janë bërë në periudhën prej muajit shkurt deri në fund të tetorit 2012, përcjell “SHENJA’.
Ja dhe komunikata e plotë e PSP-së për rastin “Tanku”
“Në rastin konkret ekziston dyshimi se me qëllim plotësimit të dëshirës së kryeministrit të atëhershëm për furnizim me makinë speciale, e dyshuara e parë, ka inkurajuar të dyshuarin e dytë që të shfrytëzoj detyrën dhe autorizimet e tij dhe gjatë furnizimeve publike, në mënyrë joligjore të favorizoj operator të caktuar ekonomik dhe të blihet një makinë e atij llojit.
Njëkohësisht ekziston dyshimi se në kushte të uljes së fuqisë blerëse dhe ekonomike të Ministrisë, është vepruar në kundërshtim me nenin 36 nga Ligji për furnizime publike dhe në dokumentacionin e tenderit ka pasur më shumë specifikacione teknike që asocojnë në prodhim konkret me qëllim favorizimin e operatorit të caktuar ekonomik, pa u theksuar se mund të jepen edhe oferta tjera me specifikacione të cilët janë ekuivalente të kushteve të kërkuara në dokumentacionin e tenderit.
Ekziston dyshimi se i dyshuari i dytë në procedurën për furnizim publik, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se ka privilegjuar në mënyrë joligjore operator të caktuar ekonomik, megjithatë, ka sjellë vendim për përzgjedhje të ofertës më të mirë dhe ka nënshkruar marrëveshje për furnizim publik në vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro.
E.M /SHENJA/