
Një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Albert Staniq”, “Vojdan Çernodrinski” dhe “Rifat Burgjeviq” në Komunën e Çairit, nesër nga ora 14:30 deri në orën 15.00 do të ngelin pa furnizim me energji elektrike.
Siç informon Qendra Rajonale për menaxhim me kriza në Qytetin e Shkupi, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punimeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN-Maqedoni.