
Lëvizja BESA sot e realizoi takimin e dytë me përfaqësuesit e Institutit Artifuture nga Sllovenia. Temë e këtij takimi ishte projekti zhvillimor ‘’Korab 2025’’ në të cilin parashihen shumë projekte investuese zhvillimore nga fusha e turizmit dhe fusha tjera dhe që përfshinë rajonin nga Jazhinca deri në Ohër. Me këtë projekt edhe komunat shqiptare do të gjenerojnë zhvillim ekonomik që ndjeshëm do e përmirësojë standardin jetësorë të banorëve të tyre.