
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore për zhvillohet në kushte dimri vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Veles – Katllanovë dhe Tetovë.
Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara me përjashtim për fluturimin nga Stambolli dhe drejt Stambollit, tregojnë të dhënat në internet faqen e koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete.