Një snajperist britanik ka vrarë me një plumb tre terroristë të ISIS-it në Irak, në atë që po cilësohet si e shtënë “një, në një milion”.
Ushtaraku i SAS (Shërbimi i forcave speciale të ajrit), qëlloi së pari dy persona, para se plumbi të përplasej në murë dhe ta vrise edhe të tretin, gjatë një misioni në nëntor në një fshat të largët verior në Irak.
Një burim i Daily Star tha të dielën se të shtënat ndodhën gjatë një tubimi të fshehtë të ushtarëve të ISIS të zbuluar nga SAS, ndërsa forcat irakiane kishin avancuar drejt Mosulit. Njesia e ushtrisë britanike ishin në ndjekje të anëtarëve të ISIS-it, kur ata ndaluan dhjetëra gra dhe fëmijë me synim për t’i ekzekutuar. Kur trupat e organizatës terroriste urdhëruan civilët për të ndaluar para mitralozit, dhe ishin gati për të hapur zjarr, erdhi reagimi i forcave të SAS.