Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës gjyqësore “Mitmarrja” i pyetur në lidhje me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ka thënë se ai dhe partia e tij kanë qëndrim në lidhje me këtë Deklaratë të përbashkët, por se ai nuk është i thirrur tani për ta komentuar atë, por mandatari Nikolla Gruevski.
“Kemi edhe atë shumë për të treguar në lidhje me platformën. Kemi qëndrimin tonë, ngase ata e publikojnë platformën me qëllim konkret. Mandatari ta dëgjoje. Mandatari është Nikolla Gruevski. Pse ju mos ta komentoni, avokatët e mi, ose dikush tjetër, kështu edhe unë. Nuk jam i thirrur ta komentoj unë platformën për arsye të thjeshtë: respektim i principeve dhe rregullave. Mandatari është dhënë Nikolla Gruevskit, dhe tani është radha e tij”, ka deklaruar Zaev.
Zaev ka shtuar se në ditën në vijmë do të përfundon mandati i cili është dhënë Gruevskit dhe do ta tregojmë qëndrimin e tyre.
Sipas tij “do të bëhet e qartë se Nikolla Gruevski nuk mund të formoj Qeveri”.