
Kryeministri i qeverisë teknike, Emill Dimitriev, ka thënë se VMRO-DPMNE ka autorizuar liderin e partisë Nikolla Gruevski, që të udhëheq bisedimet për formimin e qeverisë së re, ndërsa ka shtuar se deri në përfundim të afatit pas marrjes së mandatit, duhet të ketë ndonjë epilog. Ai ka thënë se është e logjikshme që partitë fituese të formojnë qeverinë.
Poashtu ai pret që të tejkalohet kriza dhe se pas formimit të Qeverisë së re, do të filloj realizimi i projekteve që janë në interes të qytetarëve.
“Si të gjithë qytetarët, pres që të tejkalohet kriza. Askujt nuk i shkon përshtat situata e tensionuar ku institucionet janë në gërç politik, ndërsa qytetarët në pasiguri. Pres që e gjithë kjo të relaksohet pas formimit të qeverisë së re sepse ekzistojnë shumë nevoja që duhet të realizohen për qytetarët, që janë pjesë e programit me të cilën kemi fituar”, ka thënë Dimitriev, transmeton “SHENJA”