Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE përmes profilit të tij në Facebook iu është përgjigjur Rosen Plevneliev të cilit mandati i presidentit i ka skaduar dje, i cili në intervistën e tij të fundit theksoi se ai e ka ndryshuar politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, e cila duhet futur në BE dhe kjo është kauzë edhe për Bullgarinë, por jo edhe maqedonizmi, transmeton Tetova1.
“Lexuam deklarata të presidentit të deritanishëm të Bullgarisë fqinje i cili me krenari është lavdëruar para opinionit se nuk e ka vizituar Maqedoninë në mandatin e tij dhe në mes rreshtash tha se ka qenë shkaktari kryesor për prishjen e raporteve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Kryesisht një deklaratë populiste e Plevneliev e dedikuar për publikun e brendshëm. Demek ka treguar muskuj ndaj nesh në Maqedoni dhe me krenari është lavdëruar për këtë gjë. Sigurisht disa njerëz në Bullgari i kanë thënë bravo. Por dua ta pyes Plevneliev se çka arriti me atë? Me atë qasje a i përmirësoi raportet me Maqedoninë?”, hapur e pyeti Ilioski./Tetova1/