Gjithsej 23 aksidente kanë ndodhur në fundjavën e kaluar në rajonin e Shkupit.
Më 20 janar, kanë ndodhur 10 aksidente. Në katër prej tyre janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve një këmbësor ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material.
Tetë aksidente kanë ndodhur më 21 janar, prej tyre në katër lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa tek të tjerat është konstatuar dëm material.
Më 22 janar është bërë ekspertizë në pesë aksidente, në tre prej tyre gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa dy janë me dëme materiale.
Gjatë tre ditëve të kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të shkeljeve. Shtatë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 11 drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, 24 drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara, 12 drejtues gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celularin, ndërsa 85 automjete nuk janë regjistruar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 78 automjete.
Data 14.08.2025
Aktuale
- Abuzimi me ligjin, KAYO pengon hyrjen në godinën e “Panorama Group” në kundërshtim me vendimin e Gjykatës! Gazetarëve u bllokohet aksesi në redaksin e lajmeve nga rruga e dytë
- KAYO refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, mban të zaptuar godinën e Panorama dhe s’lejon drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës
- VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve
- Aleanca për Shqiptarët: Raporti i DASH konfirmon alarmet tona për lirinë e medias në Maqedoninë e Veriut
- RDM: Qeveria e Maqedonisë i ka harruar punëtorët
- Ambasadori Meidani: Marrëveshja e Ohrit, gur themeli i shtetit modern të Maqedonisë së Veriut
- LAMM: Në pikën kufitare Tabanoc, pritja është rreth 15 minuta
- QMK: Dy zjarre aktive, tre nën kontroll