Pas pushimit të zgjatur për shkollat e mesme dhe fillore të vendit, nxënësit nesër do t’ju kthehen bankave shkollore. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/ 2017, u shty për më datë 23 janar, për shkak të vendimit të strukturave të larta të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të parandalohet përhapja e gripit sezonal.
Derisa nxënësit ishin në pushime dimërore, filluan edhe reshjet e borës, të cilat mbuluan gjithçka duke përfshirë kështu edhe oborret e shkollave. Disa prej tyre përshkak se nuk frekuentoheshin nga nxënësit nuk janë pastruar aspak, duke lënë kështu mbetjet e borës, thuajse të paprekura nga askush.
Rreth 270 mijë nxënës, prej të cilëve 188 mijë të shkollave fillor edhe 80 mijë të shkollave të mesme, nesër do të kthehen në bankat shkollore për fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollorë 2016/17.
Ndërsa nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern për 18,600 maturantë dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt.
Ajnur Bafqari /SHENJA/