Qyteti i Shkupit nëpërmjet një komunikate me shkrim ka informuar se po punojnë intensivisht në terren në pastrimin e borës nga rrugët dhe trotuaret në rrugët e qytetit dhe bulevardet. Ata thonë se të gjitha bulevardet dhe rrugët të cilët janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë pastruar dhe të njëjtat janë të kalueshme, ndërsa në lokacione të caktuara ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit punojnë me mekanizëm për pastrimin e rrugëve. Më tej në komunikatë theksohet se në punën e pastrimit të trotuareve janë të angazhuar 100 punëtorë nga NP “Higjiena Komunale”, si dhe 80 nga NP “Parqe dhe gjelbërim”. Nga ky institucion u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pronarëve të objekteve zyrtare që të respektojnë obligimin ligjor për pastrimin e borës para objekteve të tyre. Ndërkaq, nga “Higjiena Komunale” u kanë bërë thirrje komunave që të realizojnë obligimin e tyre për pastrimin e rrugëve të cilat janë në kompetencë të tyre.
Data 12.05.2025
Aktuale
- Qarku Lezhë, PS në avantazh të lehtë! Ja sa vota ka PD-ASHM dhe partitë e tjera
- Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit
- Ndërroi jetë kardiologu Agim Zeqiri
- Filipçe uron Ramën: Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian
- Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri
- Rezultati i numërimit/ Partia Socialiste renditet e para në Dibër, ja sa vota ka marrë PD-ASHM
- Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë
- Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka