Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq frikësohet që shpërthimet e tij shoviniste t’i shpreh ndaj fuqive më të mëdha të cilët e kanë pranuar Kosovën, andaj, konfrontohet me shtetet më të vogla të Evropës. Kështu kanë deklaruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për Meta pas deklaratës së fundit të shefit të diplomacisë serbe, në të cilën ai pyet se përse Republika e Maqedonisë anëtarëson në organizatat ndërkombëtare nën referencën IRJM, dhe jo nën emrin kushtetues.
“Të pyesim Vuçiqin se përse nuk konfrontohet në këtë mënyrë me të gjithë vendet që kanë pranuar Kosovën, si: SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, vendi mik tradicional Franca, Italia me të cilën kanë seanca të përbashkëta qeveritare dhe të tjerë. T’i pyesim përse nuk bëjnë gjeste të tilla ndaj 100 vendeve në botë që kanë pranuar Kosovën dhe përse Daçiq realizon takime me kolegët e këtyre vendeve”, kanë reaguar nga MPJ e Maqedonisë.
Ata po ashtu kanë pyetur se për bisedojnë ende me Bashkimin Evropian ku mbi 80 për qind e vendeve kanë pranuar Kosovën.
“Përse ai tenton të ketë marrëdhënie të mira shtetërore dhe miqësore me Merkelin, Holandin, Mej dhe ministrat e tyre të jashtëm, shtete që të parët pranuan Kosovën? Përse pikërisht tani në kohën e zgjedhjeve presidenciale ju kujtua të konfrontohet vetëm me vendet më të vogla si Maqedonia ose Mali i Zi? Apo ndoshta Daçiq frikësohet që shpërthimet e tij shoviniste t’i shpreh ndaj 134 shteteve tjera që kanë pranuar Kosovën, në veçanti ndaj forcave më të mëdha”, thuhet më tej në reagim.
Daçiq dje, në lidhje me kërkesën e Maqedonisë që të mos shfrytëzohet referenca IRJM në pikat pagesore përshkak se është ofenduese, deklaroi se edhe për Serbinë është ofenduese përdorimi i termit “Republika e Kosovës”. Ai poashtu ka pyetur se përse Maqedonia nuk largohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Evropës, OSBE dhe takimet e BE-së, ku figuron nën referencën IRJM.
“Përse qëndrojnë me atë emër, ndërsa tani ju paraqet problem emërimi i njetë? Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për pranimin e Maqedonisë, por edhe për Serbinë është ofenduese dhe turpëruese kur ata thonë ‘Republika e Kosovës’”, ka thënë Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.
Po ashtu gjatë vitit shefi i diplomacisë serbe Daçiq në një intervistë për agjencinë “Beta” ka thënë se Serbia ka gabuar që ka pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues sepse Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
Enis Murtezi /SHENJA/